Labi dhe Shkurta publikojnë “A ma fal tradhëtinë”

Tradhtia konsiderohet si një prej shkatarëve kryesor të ndarjes mes çifteve. E disa prej atyre që  tradhtojnë edhe pendohen, duke kërkuar falje te personi i zemrës.
Këtë tematikë në këngën e tyre e kanë trajtuar dy yjet e muzikës popullore, Labinot Tahiri dhe Shkurte Gashi.
“A ma fal tradhëtinë” titullohet dueti i tyre i publikuar sonte, e që vjen me tekst të Kreshnik Avdiut.
Kjo këngë pason duetin paraprak të Shkurtes që e realizoi me Burakun të titulluar “Malli”, derisa Labi kishte publikuar këngën “Dashnia e jetës”./21Media
 

Back to top button