Labi dhuron nga 2 mijë për fondin e çlirimtarëve: Atje nuk i dërgoi shqiptari, por Serbia
16 Shkurt 2021
Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri-Labi, ka njoftuar se ka ndarë nga dy mijë euro për fondet e çlirimtarëve që gjenden në Hagë.
Labi ka shkruar se të akuzuarit: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin i dërgoi Serbia atje, dhe nuk shkuan vet.
“Të dashur qytetarë, zgjedhjet janë kryer dhe tani duhet t’i kthehemi realitetit që ka të bëjë me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR. Se a dalin të pafajshëm për luftën e Kosovës, duhet të dalin, por a dënohen apo jo nuk e di neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS. Në ditën e hënë, do t’i deponojmë në fondin e tyre nga 2000 euro. Pra për komandanin e luftës, Hashim Thaçin me shokët: Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj dhe Gucatin. Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII…!”, ka shkruar Labi në Facebook./21Media
🟥 NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!
Vazhdojmë…!Tê dashur qytetarê, zgjedhjet janê kryer dhe tani duhet ti…
Posted by Labinot Tahiri on Tuesday, 16 February 2021