Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka treguar se ka ndarë 2 mijë e 500 euro për fëmijët e familjarëve të Grupit Kumanova. Ndërkohë, theksoi se i ka gati projektet e reja në fushën e muzikës, mirëpo duke pasur parasysh se qytetarët e fëmijët kanë telashe të tjera shkak i pandemisë, ka vendosur që mos i publikojë deri në normalizimin e situatës.

“Mirëdita të gjithëve! 🕊🌹🕊 Këngët e mia i kam gati për ti publikuar, por pasiqë qytetarët dhe femijët kanë telashe tjera shkollore derisa përfundimisht të kaloj pandemia nuk po i publikoj.
Pas donacionit 5000€ për studentët, ne kemi ndarë 2500 për fëmijêt që janë në shkolla, të familjarëve të Grupit Kumanova! Bëhet fjalë për 50 fëmijë nga 50 euro! Po ashtu edhe për 10 fëmijë të tjerë Ipad për të mesuar online!”, ka shkruar Labi.

Ai tutje u shpreh se se pandemia i ka dëmtuar të gjithë duke bërë thirrje që edhe të tjerët të dhurojnë donacione për fëmijët, shkruan rtv21.tv.

“Parat mos i mbani “TURSHI””, ka theksuar ai./21Media