"Amanet mos më harro", vjen së shpejti nga Labi

“Amanet mos më harro”, vjen së shpejti nga Labi

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri-Labi, në emisionin “1 Kafe prej shpisë” në RTV21, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Labi ka treguar se kënga e tij e re do të titullohet “Amanet mos më harro”, shkruan rtv21.tv

“Jam munduar që këtë këngën e re ta bëjë me shpirt, me i kushtu rëndësi, pak tekst, melodia e mirë Bini e ka bërë”, ka thënë Labi për projektin e ri.

Xhirimet e videoklipit kanë përfunduar, ndërsa kënga pritet që shumë shpejt të publikohet./21Media