Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri-Labi sot bëri të ditur se ka hapur fondacion humanitar. Ai përmes një postimi në instagram informoi se ka vendosur të jetë në shërbim të popullit deri sa të jetë gjallë, shkruan rtv21.tv

E nisa nga dora e nanës, tani nga familja e gjerë, nga shoqëria, dhe më pas kjo u bë moto e jetës sime, vendosa të jem në shërbim të popullit deri sa të më rrah zemra…për të gjithë ata që nuk kanë ku të mbështetën tjetër!”, shkroi artisti në instagram.

Tahiri më tutje bëri të ditur se në fondacionin e tij njerëzit mund t’i paraqesin hallet e tyre.

“Qoftë ky një hap i mbarë për të gjithë, e paqim shume suksese nga fondacioni-zyra ose qendra e re, ku qytetarët mund të regjistrohen për hallet e tyre dhe ku ne mund të përpiqemi të ju bejmë zgjidhje, në vazhdimësi së bashku me donatorë. Zot, qofsha falë që më jep kurajo edhe ateherë kur më sulmojnë padrejtesisht.”

Krahas postimit, Labi publikoi edhe disa imazhe me familjen e tij dhe jo vetëm, në të cilat mori pëlqime dhe komente të shumta./21Media