Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri – Labi është ndër artistët më të zëshëm në këtë kohë të pandemisë. Vazhdimisht ai i ka bërë thirrje Qeverisë për zbutjen e masave, ndër to edhe lejimin e mbajtjes së koncerteve, e së fundi doli edhe me një apel për policët. Ai kërkoi nga Policia e Kosovës të mos i dënojnë qytetarët për mosmbajtjen e maskave, meqë sipas tij kjo është e padrejtë.

“Respekti për ju nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj kurrë.
I nderuar polic, veç dy fjalë i kam për ju, duke e marrur parasysh që nuk keni faj ju, por qeveria.
Mos i gjunjëzoni qytetarët në mungesë të maskave, se është shenjë e keqe i nderuari Polic!
Keni punë më të meqme se sa kjo!
E keni një virus ku i keni nëpër shkollat tona dilerat ku aty ju shesin DROGË femijëve dhe ua imponojnë HASHASHIN, dhe as ju e askush nuk guxoni me i kap sepse jau lekundin vendin e punes AGA POLIC!
Ky është krim dhe masa qe duhet me i nderrmarë , e jo maskat e KINËS!
Maskën le ta mbaj kush të do, ama jo me vendime e denime!
Kem me vdek se kem me vdek.
Ju lutem hapni syt e mendoni pozitiv!
Donalt Tramp, nuk e ka obliguar qytetarin me e vendos maskën, sepse Amerika e din se sa punëtori ka mbet jashtë pa punë, edhe me i obligu me maska e me shifra dhe denime me burgje është e turpshme !
E di që ju duheni ti përfillni masat e qeverisê, por mendojeni edhe vetë këtë urdhër, se është tepër i padrejtë.
Edhe unë mund të vdes ndoshta nesër ose ndonjë anëtarë i familjes nga ndonjë virus, ama puna e maskës ëshë tepër vendim FËMIJËRORË dhe jashtëzakonisht nënçmues për njerëzit e vendit tonë dhe familjet e juaja i nderuar polic!”, ka shkruar Labi në Facebook./21Media