Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka njoftuar se sot ka bërë një donacion për Spitalin e Gjakovës.

“Sot në Gjakovë, dhuruam donacionin e parë në mungesë të oksigjenit, (aparaturat për prodhimin e OKSIGJENIT)”, ka thënë Tahiri.

Ai gjithashtu në Klinikën Infektive ka vizituar disa pacientë.

“Aty ishim në Klinikën Infektive dhe vizituam disa pacientë! Konsideratë për stafin mjeksorë të cilët ishin nën përkujdesjen e pacientëve në rrethana edhe më të vështira. Vazhdojmē në Komuna të tjera! Të shpëtojmë jetë….! Me respekt, Labi KOSOVË E SHQIPËRISË”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Instagram.

Labi publikoi disa fotografi nga aksioni i sotëm në Spitalin e Gjakovës./21Media