Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri-Labi, sot së bashku me familjen e tij vizitoi Prekazin.

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, Labi ishte te varrezat e familjes Jashari, ku edhe vendosën lule.

Kjo shihet nga disa imazhe që këngëtari i publikoi në instagram. Krahas fotografive, Labi la edhe një mbishkrim.

“Në vizitê te vendi ku u dha motivi për ta liruar atdheun tonë nga Serbia! Prekaz vendi Legjendar i Adem dhe Hamzë Jasharit! Lavdi për të gjithë dëshmorët dhe heronjët tanë!”, shkroi Labi./21Media