Ditë karantine

Ditë karantine

Në këto ditë, kur edhe në Kosovë ka të prekur me koronavirus, njerëzit po qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Në rrjete sociale po publikohen imazhe të ndryshme nga izolimi në shtëpi, të shoqëruara me shkrime të ndryshme.

Disa imazhe nga ambienti familjar sot i ka publikuar edhe këngëtari i mirënjohur kosovar, Labinot Tahiri-Labi, shkruan rtv21.tv

Në imazhet e publikuara në instagram, Labi shihet i rrethuar nga familjarët e tij.

“Nëpër oborre si në 1999, vetem se frika me e vogel shumë nê krahasim me luftën që përjetoi populli ynë!”, ka shkruar artisti krahas imazheve, në të cilat po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Në Kosovë 20 persona janë prekur nga koronavirusi./21Media

 

View this post on Instagram

 

Nëpër oborre si në 1999, vetem se frika me e vogel shumë nê krahasim me luftën që përjetoi populli ynë!

A post shared by Labinot Tahiri FKSH✨ (@labinottahiriofficial) on