Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri – Labi ishte iniciatori i protestës së sotme para Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie për shkak të moslejimit të mbajtjes së dasmave si pjesë e masave anti-COVID-19. Estrada dhe pronarët e restoranteve kërkojnë të trajtohen barabartë si bizneset tjera.

Labi i revoltuar shprehu akuza të rënda ndaj Qeverisë dhe u shpreh i bindur se s’ka virus.

“Po të kisha qenë një artist i privilegjuar, me shkollë, do të më kishte ardh marre që këta njerëz e kanë rrogën goxha të ulët. Varen prej paralamentit dhe Qeverisë. Ne duhet me bë për artista dhe artistat për popullin. Cilido politikan le të del këtu dhe unë i tregoj që në fushatë kam kënduar pa pare. Ne e miratojmë vendimin, po mos të thirren në atë se ka koronavirus. A ka koronavirus në parlament a në Qeveri që janë pa maska. Ose nëse qitu merrni naj virus që kena thirrë na estrada në protestë, unë shkoj në burg, dhjetë vjet shkoj në burg. S’ka virus.”, deklaroi sot Labi në protestën para Qeverisë së Kosovës./21Media