Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri ka paralajmëruar protestë për masat e reja që janë ndërmarrë ndaj COVID-19 në Kosovë.

Tahiri ka thënë se do të dalë në protestë këtë të mërkurë, para Qeverisë së Kosovës së bashku me fëmijët e tij.

Labi më këtë rast ka kërkuar nga kolegët përkrahje, shkruan rtv21.tv.

“Do ju kêrkoj juve që të na pêrkrahni në protesten e radhës diten e merkure para QEVERISË SONË TË KOSOVËS!”, ka shkruar Tahiri.

Ai pak më parë reagoi ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, duke thënë se me masat e ndërmarra do të falimentojnë./21Media