Labi pranoi urim të veçantë nga gruaja
18 Dhjetor 2020
Këngëtari i mirënjohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, feston sot 41 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv
Me rastin e ditëlindjes, Labi mori urim të veçantë nga gruaja e tij, Hana, e cila përmes një postimi në Facebook uroi burin “më të mirë në botë”.
“Dua që dita jote të jetë e mrekullueshme sot, të paktën aq e mrekullueshme sa çdo moment i të jetuarit me ty është i mrekullueshëm për mua! Gëzuar ditëlindjen burrit më të mirë në botë”, ka shkruar Hana në Facebook.
Labi ka vite që është i martuar me Hanën dhe së bashku kanë tre fëmijë dy djemë dhe një vajzë./21Media