Pas masave të reja antiCovid të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës, dje këngëtari ferizajas, Labinot Tahiri paraljamëroi protestë për nesër.

Tahiri ka caktuar ditë dhe orë për protestën. Ai ka bërë të ditur se protesta do të mbahet në qendër të Ferizajt, teksa vazhdon të bëjë thirrje tek qytetarët që të kenë me vete edhe maskat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka theksuar se nuk kishte nevojë ta ngriste zërin asnjëherë, por gjendja e bëri që të veprojë në atë mënyrë.

Protesta e paralajmëruar për nesë do të mbahet në orën 11:00 dhe zgjat vetëm 30 minuta.

“Shihemi nesër në protestë ora 11:00 para sheshit të Ferizajt! Maskat me vete! Protesta zgjat 30 minuta! Ju lutem në orën e sakt të jeni të gjithë”, ka shkruar ndër tjera Tahiri.

Nuk jam lodhur kurrë në jetë, vetem padrejtesitë dhe servilizmi i poshtêr i njerëzve më ka lodhur pak psiqikisht,…

Posted by Labinot Tahiri on Thursday, November 12, 2020

 

Masat e prezantuara nga kryeministri, Avdullah Hoti ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët./21Media