"Ah bre Aldon e Xhevat çka më keni ba..."

“Ah bre Aldon e Xhevat çka më keni ba…”

Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri përveç angazhimeve të shumta që ka në të dy sferat, po gjen edhe kohë për t’u kujdesur për veten. Labi ka publikuar një storie në Instagram, përmes së cilës ka treguar se ka humbur peshë, prej 104 kilogramëve ka rënë në 93 kilogramë.

“Ah bre Aldon e Xhevat çka më keni ba, prej 104 kileve në 93 veq te ju ndodh. Oh faleminderit Championa”, ka shkruar këngëtari i mirënjohur.

“Ja le zemres pike” është projekti i fundit i Labit, që e ka sjellë në bashkëpunim me Fidan Ahmetin. Për tekstin e këngës është përkujdesur Fadil Topalli, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Agon Neziri, kurse për videon është përkujdesur RGB Entertainment./21Media