Këngëtari Labinot Tahiri, ka sugjeruar që në vend të peticionit për ta vizituar Klinikën Infektive, të nis një peticion me qëllim humanitar, e që duket të jetë iniciativë e tij.

Tani është koha të filloni një peticion tjetër, që do të na ndihmonte të gjithëve, një peticion për ta ndërtuar një spital dhe për blerjen e aparaturës së fundit që nevojitet ta mjekojmë leukeminë në Kosovë, në këtë mënyrë paratë mbesin në vendin tonë”, ka shkruar këngëtari në Facebook.

Tutje ai tha se dëshiron ta nis këtë iniciativë që spitali të ndërtohet në qyetetin e tij, Ferizaj, me qëllim që siç thotë aitë kanë mundesi nga të katër anët e trojeve tona të shërohen aty.

Do t’i shoh të gjitha mundësitë se si mund të realizohet, kush do ta bëjë projektin më të mirë, si dhe me strukturat udhëheqëse do të bisedojmë për ta zgjedhur vendin e duhur. Së bashku me shqiptarët anekënd botës do të mbledhim paratë, gjithashtu edhe shteti do të jetë kontributdhënës për ta perfunduar këtë detyrë madhore dhe hyjnore për të shpëtuar fëmijët e Kosovës“, përfundoi artisti./21Media

.