Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri njoftoi se do kandidojë përsëri për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook Tahri, tha se do të kandidoj për deputet për të qenë njeri i qytetarëve dhe i Kuvendit, pavarsisht se në cilën parti do jetë.

“Nuk e di sa iu duhem si person dhe njeri që mendoj 70% qind për vendin dhe njerëzit , se sa për vete! Dua të ju them , si do që të ndodhē, deklarohem se do të kandidojë prap për të qenë njeri i qytetarëve dhe i kuvendit si deputet! Pa filozofua se çka do bëjë, me rendesi uroj që e kam deshmua përgjegjesinë time ndaj jush dhe vendit. Pra, ne cilen do parti që të jam, ( ku i kam ofertat) dijeni që jam vetem si KONTRIBUES I VENDIT DERI NE REALIZIMIN E SPITALIT PËR LEUKEMI dhe shumë punë të tjera në të mirë të vendit” shkroi Tahiri në Facebok.

Tahiri në zgjedhjet e vitit 2017  kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputet në listën e Aleancës Kosova e Re. Por, në zgjedhjet e gjashtë tetorit të vitit 2019 mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës pasi që nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të siguruar ulësen në Kuvend./21Media 

Si lajmrim!!

Të dashur njerëz të këtij vendi të shejtë Kosovë e Shqipërisë!

Sa isha deputet, nuk u korruptova dhe…

Posted by Labinot Tahiri on Thursday, December 24, 2020