Këngëtari i mirënjohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, feston sot 41 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Labi ka thënë se ditëlindjet e tij janë ato ditë gëzimi kur së bashku me të tjerët ndihmojnë njerëzit.

“Nuk e di edhe sa vite të tjera do ti gëzojë?! Çka të ju them për vetën time? Më mirë dini të uroni ju pêr mua dhe familjen time, se sa vet unë.. Pa dyshim ditëlindjet e mia janë ato ditë gëzimi kur ne se bashku shpëtojmë jetët e njerëzve dhe kur ne i’u bëjmë zgjidhjet nga lotet duke i kthyer në jetë gëzimi. Faleminderit; familjes, shoqërisë, miqëve dhe qytetarëve ku gjithmonë më mbajn me motiv të lartë për t’a quajtur vetën gjithmonë shërbëtor i së mirës. Labi juaj”, ka shkruar Labi në Facebook.

Deri më tani 41 vite jetë! 🙏🏻💐

Nuk e di edhe sa vite të tjera do ti gëzojë?!
Çka të ju them për vetën time?
Më mirë…

Posted by Labinot Tahiri on Thursday, December 17, 2020

Krahas angazhimeve të shumta, Labi asnjëherë nuk u largua nga muzika ai vazhdimisht sjellë projekte të reja për fansat e tij që janë në numër të madh. Përveç projekte solo, Labi në karrierën e tij numëron edhe shumë bashkëpunime me emra të njohur të skenës tonë.

Sa i përket jetës private, Labi ka vite që është i martuar me Hanën dhe së bashku kanë tre fëmijë dy djemë dhe një vajzë./21Media