Pas publikimit të bashkëpunimit me Albina Kelmendin, këngëtari i njohur, Labinot Tahiri është në përgaditje të projektit të ri.

Këtë herë Labi do sjellë një projekt të veçantë me motrën e tij Sarandën. Vëlla e motër shihet se këtë këngë do e sjellin me vidoeklip, xhirimet e të cilit tashmë i kanë filluar, shkruan rtv21.tv

Se çka po sjellin dyshja për fansat e tyre mbetet të shihet në vazhdim. /21Media