Labinota Demi-Murtezi e lë PD-në

Ajo ka dhënë arsye për distancimin e saj nga Partia e Drejtësisë

Deputetja në radhët e Partisë së Drejtësisë Labinota Demi- Murtez ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e strukturave udhëheqëse të Partisë së Drejtësisë.

“Zhvillimet e shumta në kundërshtim me statutin e partisë, mospajtueshmëria në shumë pika të organizimit të brendshëm deri në situata të papërballueshme të një komunikimi të ulët, ishin të patejkalueshme për mua me ç’rast edhe u deryrova të distancohem nga ajo mënyrë e menaxhimit të partisë”, ka thënë Demi-Murtezi, përmes një shkrimi në”Facebook”.

“Me shpresë se një ditë Partia e Drejtësisë do të frymojë e lirë në kuptimin e plotë të fjalës mbi bazën statutore që ka, me mundësi të një hapësire edhe më të madhe për demokraci brendapartiake”, ka shkruar ajo.

Labinota Demi- Murtezi ka falënderuar për mbështetjen dhe kurajon. “Vazhdoni të punoni aty ku i shihni vlerat reale dhe përkushtimin e madh, ngase shoqēria jonë ka shumë nevojë për kristalizimin dhe reflektimin publik të vlerave të saj, në dobi të organizimit më të mirë të jetës shoqërore e politike”, ka porositur ajo.

Para dy dite anëtari i kryesisë së Partisë së Drejtësisë në Viti, Edon Zharku është larguar përfundimisht nga ky subjekt politik./21Media

Back to top button