Dy superyjet e muzikës, Lady Gaga dhe Ariana Grande javën tjetër do ta prezantojnë bashkëpunimin e tyre. “Rain On Me”, publikohet të premten e ardhshme (22 maj) dhe është pjesë e albumit të shumëpritur të këngëtares Gaga “Chromatica”, që do të publikohet një javë më vonë.

Spekulimet për këtë bashkëpunim mes dyshes erdhen pas komenteve që ia bënë njëra-tjetrës, ndërsa zyrtarisht u konfirmua nga Lady Gaga një muaj më parë, kur publikoi listën e këngëve të albumit, transmeton rtv21.tv

Javën e kaluar, Lady Gaga ndau detaje të shumta nga albumi i gjashtë i saj, “Chromatica”, dhe zbuloi datën e publikimit. Ky album do të publikohet më 29 maj, meqë publikimi i saj u shtye për më shumë se një muaj për shkak të pandemisë, ndonëse ishte paraparë të publikohej më 10 prill. Gaga u shpreh se nuk e konsideronte “të drejtë”, që ta lansonte albumin në atë periudhë./21Media