Këngëtaret Lady Gaga dhe Jennifer Lopez, të njohura ndryshe edhe si mbështetëse të Joe Biden, do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ardhshëm të SHBA-ve.

Lady Gaga bëri fushatë për Biden duke u paraqitur me të në prag të zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar.

Ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë që do të mbahet më 20 janar, ndërsa Lopez, e cila shpalli hapur votën për Biden vitin e kaluar, do të prezantojë një performancë të veçantë muzikore.

Pas ceremonisë, Tom Hanks do të moderojë një edicion special që është pagëzuar me emrin “Festimiet për Amerikën”.

Inaugurimi do të realizohet në përputhje me protokollet e udhëzimet ndaj masave të COVID-19.

Siguria këtë kohë është rritur mes frikës nga dhuna e javës së kaluar, pasi një turmë mbështetësish të Trump sulmoi Kapitolin e SHBA-së.