Në New York u mbajt ceremonia vjetore e shumëpritur MTV Video Music Awards 2020. Me më së shumti çmime u nderua Lady Gaga, përfshirë këtu për çmimin “këngëtarja e vitit”. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe ylli shqiptar Bebe Rexha, e cila prezantoi çmimin “videoja e vitit” për këngën e The Weekend  ‘Blinding Lights.. Në këtë ngjarje u nderua me çmim edhe ylli kosovar Dua Lipa. Ajo u nderua me çmimin “efektet vizuale” për këngën “Physical” .

MTV Video Music Awards kësaj radhe iu dedikua aktorit Chadwick Boseman , i cili vdiq me 28 gusht 2020 si pasojë e kancerit.

Sa i përket këngëtares Lady Gaga, ajo mori pjesë në këtë shou me nëntë nominime, përfshirë këtu një me Ariana Grande. Me fjalë të tjera MTV Video Music Awards 2020 shënoi ngjarjen e parë të madhe të kësaj kategorie që u realizua gjatë pandemisë së virusit korona. Ajo u realizua pa audiencë, pa performime live dhe shumica e performancave u xhiruan paraprakisht për shkak të sigurisë së shëndetit të pjesëmarrësve. Atë e hapi nikoqirja Keke Palmer, e cila përmendi një radhë çështjesh të kësaj periudhe.

Palmer tha se në këtë periudhë pandemie kanë dalë shumë heronj, të cilët janë angazhuar në ndihmë në dyqane ushqimesh apo edhe në linjën e parë të fontit, për të sëmurët në spitale. Në këtë periudhë doli edhe lëvizja Black Lives Matter, ku gjenerata të ndryshme dolën në rrugë dhe ngritën zërin për përkrahje. Palmer tha se me këto tregojnë se nuk do të durojnë brutalitetin e policëve, apo çfarëdo padrejësie tjetër, se do të vazhdojnë të luftojnë racizmin.

Pas fjalimit hyrës së Palmer, Lady Gaga e Ariana Grande u shpërblyen me çmimin për bashkëpunimin më të mirë, për këngën “Rain on Me”. Gaga doli në skenë e veshur me kostum të ngashëm me një zog, ku edhe këshilloi fansat nga e mbarë bota që të ruajnë vetën në këtë pandemi, të vënë maska.

Tailor Swift u shpërblye në kategorinë: regjia më e mirë e videos, për këngën “The Man”. Ajo përmes një lidhjeje me video tha se ndihet jashtëzakonisht mirë sepse kjo është videoja e parë për të cilën ka bërë vetë regjinë, dhe është shumë falënderuese për këtë.

Këngëtari Maluma u nderua me çmimin “këngëtari më i mirë latin”.

Pas Malumas, Lady Gaga e Grande u shpërblyen me çmimin “Kënga më e mirë e vitit” për ‘Rain on Me.'” Gaga kësaj radhe u paraqit në skenë e veshur me fustan të gjelbër, ndërkaq pati të vënë këtë maskë të jashtëzakonshme, me pamje me brirë demi.

Bendi BTS  morën çmimin në kategorinë: bendi më i mirë pop. Anëtarët e këtij bendi, për këtë fitore falënderuan fansat e tyre.

Fituesi i çmimit për interpretimim më të mirë të muzikës R&B është The Weeknd.

Me rastin e shpërblimit të Gagës për çmimin “artistja e vitit”, ajo tha se të bëhej artiste ishte gjëja e vetme që ka dashur tërë jetën.

Në MTV Video Music Awards 2020 u vlerësuan edhe punëtorët shëndetësor të cilët u angazhuan gjatë kësaj pandemie. Ndërkaq, Ariana Grande e Justin Bieber u shpërblyen me çmimin për performancën më të mirë të realizuar gjatë pandemisë.

Në këtë ngjarje, u nda edhe çmimi GOOD WINNER, që i takoi këngëtares H.E.R. Ajo permes kësaj videoje tha se nuk mund të besojë se ka fituar çmim në këtë ngjarje, se kjo është një ëndërr që iu realizua dhe se krenohet që është pjesë e kësaj.

Më pas modelja Bella Hadid prezantoi çmimin e radhës, që u nda për here të parë në këtë ngjarje. Ai është çmimi Tricon Award, që i takoi Lady Gaga-s. Ky çmim filloi të ndahet për nderim të personaliteteve të sukshme në disa fusha, si Gaga e cila çmohet në muzikë, si aktore, për filantropi, ndikim në modë e disa fusha të tjera.

Këngëtarja Megan Thee Stallion  u shpërblye në kategorinë për hip hopin më të mirë.”

Çmimin “artistja më e mirë e re” e mori Doja Cat.

Dhe në fund, çmimin për videon e vitit e prezantoi ylli shqiptar ,Bebe Rexha. Ky çmim i takoi bendit “The Weeknd”, për këngën ‘Blinding Lights.

The Weeknd, me këtë rast tha se nuk është në disponim për gosti, se vetëm kërkon drejtësi për personat me ngjyrë.

Çmimet e para MTV Video Music Awards ishin ndarë në vitin 1984./21Media