Në mbështetje të punonjësve shëndetësor

Në mbështetje të punonjësve shëndetësor

Lady Gaga më 18 prill do të mbajë një koncert virtual për të mbështetur punonjësit e sistemit shëndetësor në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit.

“One World: Together at Home”, do të jetë një event historik, që do të transmetohet në disa platforma online në të gjithë botën.

Ishin organizata Global Citizen dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ato që lajmëruan bashkëpunimin e këngëtares, për një transmetim historik unik në llojin e tij, për të mbështetur fondin e OBSH kundër pandemisë. “Duam të nxjerrim në pah rëndësinë e kësaj ngjarje të paprecedentë dhe duam të festojmë dhe inkurajojmë pushtetin e shpirtit njerëzor”, tha Lady Gaga, në një komunikim me OBSH.

Këngëtarja bëri me dije se artistët që do të marrin pjesë në koncertë janë Alanis Morissette, Paul McCartney, Andrea Bocelli, Billie Joe Armstrong, Maluma, Chris Martin, David Beckham, Eddie Vedder, Idris Elba, J Balvin, Kacey Musgraves, Burna Boy, Keith Urban dhe shumë të tjerë. Koncerti do të prezantohet ngaa Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert.