Këngëtarja amerikane Lady Gaga ka vendosur të ketë vetë një linjë kozmetike.

Ajo e çoi reklamën për produktin e saj në një nivel super joshës, duke pozuar toples.

Ylli i popit, 34-vjeçe, tregoi trupin e përsosur, ndërsa mbulonte gjoksin me flokët që i derdheshin mbi trup.

Në fotot e publikuara, të vetmet rroba që Gaga shihet të mbajë në trup, janë një palë mbathje në ngjyrë nude.

Kujtojmë se këngët më të njohura të artistes amerikane janë “Shallow”, “Bad Romance”, “Poker Face”, e shumë të tjera.