Projekti i ri nga Lady

Projekti i ri nga Lady

Artistja e njohur, Lady Gaga ka publikuar këngën e re të titulluar “Stupid Love”. Këtë këngë 33-vjeçarja e ka shoqëruar me videeklip mjaft interesant.

Kënga e re është një bashkëpunim me BloodPop, Tchami dhe Max Martin. Ndërsa, ajo ende nuk ka ndarë asnjë detaj në lidhje me albumin e radhës.

Sa i përket jetës private, Lady për një kohë ishte në qendër të mediave rozë pas ndarjes me të fejuarin Christian Carino. U përfol për një lidhje me Bradley Cooper gjatë realizimit të filmit “A Star Is Born”. Më pas u tha që artistja ishte në lidhje me Dan Horton. /21Media