Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka arritur në Prishtinë.

Lajçak është pritur në Kosovë në aeroportin ushtarak të Prishtinës nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak u mirëprit me të ardhur në aeroportin Ushtarak të Prishtinës nga Shefa e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe nga Komandanti i misionit të NATO-s KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin për media./21Media