Emisari i BE- së, Mirosllav Lajçak i shoqëruar edhe nga Shefi i Zyrës së BE’së në Prishtinë, Tomas Szunyog janë pritur në ndërtesën e qeverisë nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Vizita e diplomatit sllovak në Prishtinë vjen një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka shprehur besimin se procesi i dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është çështje muajsh dhe jo vitesh.

Ai ka bërë të ditur se të dyja palët janë të angazhuara për zgjidhjen e problemeve, të cilat do të çojnë drejt marrëveshjes, por tha se BE-ja nuk do të imponojë një zgjidhje finale./21Media