Lajçak thotë se ka pasur një bisedë konstruktive

Lajçak thotë se ka pasur një bisedë konstruktive

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. Në një shkrim në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se me Kurtin dhe Rakiqin ka biseduar për rifillimin e dialogut dhe situatën në të dy vendet me pandeminë COVID-19.

“Kam vazhduar diskutimet me liderët politikë në rajon. Bisedova me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Goran Rakiqin. Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut dhe reagimet ndaj Covid-19 dhe ndihmave të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak dje ka telefonuar kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, si dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Lajçak tha se u bisedua rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe situatës në Kosovë./21Media