Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Avduallh Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohen të hënën. Në takim do të vazhdoehn diskutimet rreth pretendimeve financiare dhe pronës.

Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka treguar se çështja e Asociacionit nuk do të jetë në rend dite. Pasi që sipas tij, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.

“Kryenegociatorët do të takohen të hënën për të vazhduar diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronën. Asociacioni / Komuniteti nuk do të jetë në rendin e ditës pasi njëra palë nuk është ende e gatshme për të diskutuar. Por kjo duhet të adresohet si pjesë e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse siç është rënë dakord në takimet e udhëheqësve”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /21Media