Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të jetë e nevojshme që të ndryshohej edhe Kushtetuta.

Lajçak këto komente i ka bërë nga Beogradi pas takimit që ka mbajtur mbrëmë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kur bëhet fjalë për kushtetutën, ai thotë se pozicioni i BE është të negociojë procese serioze sa është logjike që edhe kushtetuta do të duhet të ndryshohet.

“Askush nuk ka thënë se kjo është e pamundur, Kushtetuta nuk është Bibël. Nëse merremi vesh për gjëra serioze, atëherë natyrisht se kjo duhet të reflektohet edhe në Kushtetutë”, tha Lajçak, raporton RTS./21Media