Lajçak takohet me përfaqësuesit e partive politike

Lajçak takohet me përfaqësuesit e partive politike

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive politike.
Gjatë takimit me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin,  janë pajtuar se pa Vetëvendosjen e pa Albin Kurtin nuk mund të ketë marrëveshje të suksesshme, afatgjate dhe të qëndrueshme, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli.
Pas takimit me Kurtin, Lajçak ka shkruar në Twitter se është e nevojshme që Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja./21Media