Përfaqësuesi i BE-së Lajçak përfundon vizitën në Kosovë.-Datat e takimeve pas përfundimit të vizitës në Serbi

Përfaqësuesi i BE-së Lajçak përfundon vizitën në Kosovë.-Datat e takimeve pas përfundimit të vizitës në Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Llajcak, në përfundim të vizitës në Kosovë ka thënë se pas përfundimit të vizitës së tij në Serbi do t’i caktoj datat për rifillimin e dialogut. Lajcak nuk ka dashur ta komentoj iniciativën e përfaqësuesit të SHBA-ve Richard Grenell për takim me 27 qershor midis palës kosovare dhe asaj serbe në Shtëpinë e Bardhë. Por, ka thënë se asnjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e suksesshme pa Bashkimin Evropian. Ndërsa, për liberalizimin e vizave Lajcak tha se nuk ka konsensus midis vendeve të BE-së për këtë proces.(Teksti-Burim ZARIQI, kamera-Gyner MUJA)./21Media