Lajçak: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

(Lajm i përditësuar)
Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit të Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar.
Para mediave, Lajçak tha se vizita e tij është në kuadër të diskutimeve për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.Ai ka thënë se diskutimi ka qenë i përqendruar te plani evropian, i njohur tashmë si plani franko-gjerman.Lajçak ka thënë se çështje e diskutimit ishte edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
I pyetur për kushtet e vendosura nga Kurti për themelimin e Asociacionit, ai ka thënë se BE-ja ka qëndrim lidhur me këtë porse nuk mund ta shpalosë aktualisht.
Kurti në takim me ndërkombëtarët: I gatshëm për takime të radhës në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i njoftoi ambasadorët dhe diplomatët e vendeve të huaja për gjashtë kushtet që lidhen me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.
Në takimin me Kurtin e zv.kryeministrin Besnik Bislimi, ishin i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Nga kryeministria thanë të hënën se Kurti ka shprehur gatishmëri për takime të radhës në Bruksel të nivelit të lartë politik dhe të fuqizimit të procesit të dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje në qendër.
Kurti njofton ambasadorët e akredituar lidhur me 6 pikat për Asociacionin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur sot në ndërtesën e Qeverisë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë.
Sipas komunikatës së Qeverisë, temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.
Kryeministri Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit, javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
Ndër të tjerash, ai tha se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.
Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës në Bruksel të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.
Nis takimi Kurti-Lajçak
Ka filluar takimi mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Në takim ka mbërritur edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier.
Takimi po mbahet në një nga lokalet në kryeqytet.Para këtij takimi, Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e QUINT-it.
Para takimit me Lajçakun, Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar të shteteve prezente në Kosovë.
Në mesin e shumë diplomatëve ndërkombëtar janë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Ky takim po zhvillohet para një dreke pune me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Back to top button