Lajçak: Masat duhet të hiqen, por gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

(Lajm i përditësuar)


Lajçak: Masat duhet të hiqen, por gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka thënë për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, do të kuptohet vetëm nesër pas diskutimeve të vendeve anëtare të bllokut, megjithatë ka thënë se qëndrimi i tij është që ato të hiqen.

”Kemi një marrëveshje, duhet ta përshpejtojmë implementimin e saj, kjo është çështja  parë që e kemi diskutuar sot me Bislimin. Aq sa di çështja e masave do të diskutohet nesër në sektorin politik të vendeve anëtare dhe gjithçka do të varet prej këtyre diskutimeve. Nesër do ta kuptoni se çka ka në raport, mua nuk më lejohet të them asgjë sot”, ka thënë ai.


Lajçak: Më është kërkuar që të qëndroj në detyrën e emisarit deri në janar

I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimi me zv.kryeministrin Bisnik Bislimi në Prishtinë ka konfirmuar se do të jetë në detyrën e emisarit deri në fund të janarit.

“Kemi marrëveshje me përshpjetu implementimin kjo ishte çështja e parë që diskutuam me Bislimin dhe çështja e dytë është marrëveshja financiare për Kosovën dhe Serbinë”, u shpreh Lajçak.


Lajçak arrrin në Qeveri, do të takohet me Bislimin

Emisari i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Laj, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë së Kosovës ku pritet të takohet me zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

Takimi është paralajmëruar të filloj nga ora 18:00.

Back to top button