Lajçak: Me Reeker në “detaje” për Ballkanin Perëndimor

 

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak u takua sot në Bruksel me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Philip Reeker.

“Ne kemi konfirmuar partneritetin e ripërtërirë të fortë midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor,” shkroi diplomati sllovak në Twitter.

Ai shtoi se në takim me Reekerin bisedoi në “detaje” rreth situatës në Ballkanin Perëndimor dhe u shqyrtuan aktivitetet e mëtejshme.

Back to top button