Vuçiq uron Lajçak që nisi punën

Vuçiq uron Lajçak që nisi punën

Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka biseduar sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Përmes një shkrimi në Twitter ai ka konfirmuar se me Vuçiqin kanë biseduar për pritshmëritë rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe situatës aktuale me koronavirus.

 

“Si pjesë e kontakteve të mia me udhëheqësit politikë të Ballkanit, sot bisedova me presidentin Aleksandar Vuçiq. Patëm bisedë të mirë dhe konstruktive, duke filluar nga dialogu, ndihmat e reagimi ndaj COVID-19 dhe ekonomia. Mezi pres të punoj së bashku me partnerët e mi për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.

Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka falënderuar Lajçakun që nisi punën./21Media