I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është nisur nga Zvicra për në Prishtinë.

Ai përmes llogarisë së tij “Twitter” ka bërë të ditur se pas disa ndërlikimeve me fluturime dje, sot do të mbërrijë në Kosovë.

Lajçak qëndroi në Aeroportin e Zyrihut pasi Shqipëria nuk autorizoi uljen e avionit në të cilën udhëtonte ai.

“Pas disa ndërlikimeve të lehta në udhëtim dje, komuniteti ndërkomëbëtar u fut në aksion. Tash jam rrugës për Prishtinë, një nder i ushtrisë zvicerane. Mezi pres që zyrtarisht të fillojë vizitën time në Kosovë më vonë gjatë ditës”, ka shkruar Lajçak.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit për dialogun Kosovë-Serbi, dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak do ta vizitojë  Kosovë për herë të parë pas marrjes së pozitës së tij të re./21Media