Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media foli edhe për Asociacionin.

Lajçak u shpreh se marrëveshja e Asociacionit është nënshkruar në vitin 2013 dhe pastaj në 2016, por nuk është implementuar.

“Nëse nuk do të ketë marrëveshje, nuk do të ketë normalizim të marrëdhenieve dhe nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin. Kosova e ka marrë përsipër zotimin i ka nënshkruar marrëveshjet, Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen prandaj Kosova duhet ta implenmentojë marrëveshjen. Është pjesë e procesit, është pjesë e negociatave”, u shpreh Lajçak duke thënë se ai ka për detyrë vetëm të lehtësojë procesin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Ai theksoi se kërkojnë vetëm të implementohet ajo që është nënshkruar.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak sot përmbylli vizitën e tij 3 ditore në Kosovë ku zhvilloi 25 takime.

Lajçak tregoi se sot pasdite do të udhëtojë për në Beograd./21Media