Dialogu Kosovë - Serbi: Borell: Nuk jemi në garë me SHBA-të

Dialogu Kosovë – Serbi: Borell: Nuk jemi në garë me SHBA-të

Derisa Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës në Kosovë dhe akterët nuk janë vënë para drejtësisë,  faktori ndërkombëtar ka intensifikuar veprimet në drejtim të rifillimi të dialogut mes dy shteteve, në përpjekje për të arritur marrëveshjen finale të pajtimit.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, derisa  ka shprehur besimin se dialogu mund të rifillojë shumë shpejtë, ka theksuar se  BE-ja dhe SHBA-ja nuk janë në garë për ti prirë këtë procesi.
Ndërsa, ndërmjetësuesi i BE-së për diaogun, Miroslav Lajcak tashmë po qëndron për vizitë zyrtare në Serbi, pas së cilës pritet ti bëjë publike datat e takimeve mes palëve. (Teksti-Burim ZARIQI, kamera-Berat BAHTIRI)./21Media