Lajçak paralajmëron takime të ndara me kryenegociatorët

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po përgatitet për diskutime të ndara me kryenegociatorët që do të zhvillohen në vijim.

Lajçak këto takime i ka paralajmëruar duke thënë se “është koha për të çuar para integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”.

Në njoftimin e tij të bërë në Facebook, Lajçak tha se edhe anëtarët të Bundestagut gjerman i ka informuar për dialogun dhe hapat e ardhshme, derisa ka theksuar se u është mirënjohës “për mbështetjen e fortë”.

“Është koha për të shfrytëzuar mundësinë për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Të premten u takova me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill. Është gjithmonë e dobishme të krahasoni shënimet dhe të planifikoni hapat e ardhshëm. I jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes SHBA-së e BE-së në dialog”, ka thënë Lajçak.

Përmes këtij postimi në Facebook, Lajçak e ka komentuar edhe nënshkrimin e kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, të cilin e quajti lajm të mirë “në rrugën e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”./21Media

Back to top button