Pas takimeve tre ditore në Kosovë, emisionari i BE-së për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, mbajti konferencë për media.

Takimet me liderët kosovarë, Lajçak i cilësoi të dobishme, ndërsa theksoi se është i gatshëm të angazhohen për dialog dhe të ndihmojë palët të normalizojnë marrëdhëniet mes vete.

Lajçak tha se në takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe liderët e partive politike, u ka thënë se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog, shkruan rtv21.tv

Dialogu duhet të vendoset mbi politikën, poashtu edhe integrimi evropian” , theksoi ai.

Lajçak shtoi se “ po largohem nga Kosova me siguri se janë krijuar kushtet që dialogu të jetë prioritet. Kosova është pjesë e Evropës, problemet tuaja janë problemet tona, suksesi juaj është suksesi ynë. Rruga e Kosovës drejt BE-së shkon nëpërmjet këtij dialogu”.

Tutje emisionari I BE-së tha se data për takimin mes dy vendeve do të caktohet pas vizitës së tij në Serbi, të cilën do ta zhvillojë javën e ardhshme.

Unë e respektoj se Qeveria është duke udhëhequr negociatat, nuk dua që të bëjë ndonjë shpallje a datë pa bërë vizitën edhe në Beograd”, tha ai.

Ndërsa, nuk pranoi të komentojë iniciativat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm tha se “për ne SHBA-ja është partner i rëndësishëm”./21Media