I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se ka filluar takimet me presidentin e Serbisë, Aleksanda Vuçiqin për dialogun Kosovë-Serbi, e më vonë gjatë javës do të diskutojë të njëjtat çështje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Këtë e ka thënë përmes një postimi në Twitter pas takimit me Vuçiqin.

“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave unë do të diskutoj të njëjtat çështje me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar Lajçak në twitter./21Media