Lajçak tha se u bisedua rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut

Lajçak tha se u bisedua rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajçak, ka biseduar sot përmes telefonit me kryeparlamentaren, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin si dhe me kryetarin e Nismës Fatmir Limaj. Këtë e ka bërë të ditur vet Lajçak përmes një shkrimi në Twitter, teksa u shpreh se u bisedua rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe situatës në Kosovë.

“Kam biseduar me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn sot. Patëm biseda konstruktive rreth përgatitjeve për vazhdimin e dialogut dhe situatës në Kosovë. Mezi po pres që të bashkëpunojmë në mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak në Twitter./21Media