Përfaqësuesi Special i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas deklaratave të tij që shkaktuan shumë reagime në Kosovë, se Kushtetua e Kosvës duhet të ndryshojë, nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimit edhe të Kushtetuës  së Serbisë.

“Mesazhi për bashkëbiseduesit e mi në Prishtinë është që kushtetuta nuk është Bibla, dhe nëse keni hyrë në këtë proces të gjerë, atëherë duhet të jeni gati të ndryshoni kushtetutën. Kur dhe si – do të jetë më e dukshme në fund të procesit. Ne nuk mund ta pranojmë shkronjën e kushtetutës si një vijë të kuqe. Nëse Beogradi i përmbahet kushtetutës së tij dhe Prishtina për kushtetutën e saj, atëherë nuk ka vend për dialog.”, tha ai në nëj intervistë për televizionin publik serb./21Media