Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një diskutim me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Lajç përmes një postimi në Twitter ka thënë se Thaçi me përvojën e tij të gjerë në dialog mund të ndihmojë shumë për të siguruar progresin e tij.

Pas përfundimit të këtij diskutimi, edhe presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon./21Media