Lajçak: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mbrëmë është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Lajçak ka deklaruar se me Kurti dhe Bislimin, u dakorduan për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.
Ai në Twitter publikoi një fotografi të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin.
“U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak./21Media 

Back to top button