Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, ka uruar përzgjedhjen e Avdullah Hotit, kryeministër të ri të Kosovës.

“Urime zgjedhja e Avdullah Hotit, kryeministër i Kosovës. Presim bashkëpunim të ngushtë me të në mbështetje të dialogut me Serbinë, në perspektiven Evropiane, për popullin e Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar Qeveria Hoti. Formimi i Qeverisë u votua me 61 vota për, ndërsa 24 kundër dhe një abstenim. Hoti do të qeverisë me kabinetin e tij të përbërë nga 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministra./21Media