Lajçaku për dialogun Kosovë-Serbi: S’ka arsye për pesimizëm

 
Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk ka shkak për pesimizëm sa i përket dialogut apo ndonjë ndryshim meqë Kosova ka një kryeministër të ri.
Ai ka shtuar se për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të angazhohen pasi nuk ka alternative tjetër pos normalizimit.
“Nuk kemi të drejtë të jemi pesimist dhe nuk kemi shkak të jemi pesimist. Takimi i parë personal mes palëve të Serbisë dhe Kosovës, do të ishte naive të themi se një takim i tillë ishte i thjesht. Por fakti që një takim i tillë u zhvillua për disa orë, të dyja palët janë të interesuar për normalizim të marrëdhënieve dhe rruga drejt BE-së është e duhura. Para pushimeve të verës do ketë një takim tjetër. Kurti është i ri në këtë dialog, ky është proces që ka nisur në 2011 dhe ka sjellë disa rezultate. Kurti sjellë pikëpamjet e tij. E rëndësishëm është se ka një mandat shumë të fortë politik, e ka zgjedhur një shumicë e madhe. Nuk ka alternativë në këtë dialog përpos normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Për gjithë rajonin kjo ka rëndësi thelbësore. Ne duam të angazhohemi që procesi të jetë i suksesshëm jo vetëm në marrëdhëniet mes dy shteteve por edhe të ardhmes së tyre evropiane”, ka thënë Lajçak pas bisedës që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e shteteve ballkanike perëndimore.
Ndërkaq, Kurz ka thënë se është me rëndësi që këtë proces ta mbështes BE-ja.
Lajçaku ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai tha se Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave dhe kjo tregon që “situata nuk po ecën si duhet”.
Për këtë arsye, ai shtoi se duhet të niset dialogu për normalizimin e marrëdhënieve sa më shpejt, ku lidhur me këto paralajmëroi aktivitete të shumta.
Lajçaku ka shtuar se do të punojë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të shteteve në Bashkimin Evropian.

Back to top button