Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, ka përfunduar takimin me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Pas takimit ai refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, pasi tha se kur do t’i përfundojë gjitha takimet do të prononcohet para medieve.

Diplomati sllovak pritet të shkojë në selinë e AAK-së për t’u takuar me zyrtarët e kësaj partie./kp