I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka takuar sot në Bruksel, koordinatorët, Skënder Hysenin dhe Marko Gjuriqin.

Lajçak ka publikuar fotografi të këtyre takimeve në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

“Sot, ne vazhdojmë diskutimet tona politike në nivelin e ekspertëve. I kënaqur të pres negociuesit e të dy palëve, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriqin këtë mëngjes”, ka shkruar ai./21Media